Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale, mundësitë dhe sfidat
Më 10 Mars 2022 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës Zoom me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale, mundësitë dhe sfidat”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. dhe z. Gazmend Çitaku, drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve në rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë.
Postuar më: 10-03-2022