blog-post

Postuar më: 25-04-2023

Cilësia e kryerësve - kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale te korrupsionit

Më 25 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor temë “ Cilësia e kryerësve - kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale te korrupsionit ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi – Gjyqtar, Gjykata e Apelit z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Politikën ndëshkimore për veprat penale te korrupsionit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :