blog-post

Postuar më: 31-05-2022

Dhuna në familje

Më 31 maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ në kuadër të Aktiviteteve tjera është duke u realizuar trajnimin me temën “Dhuna në familje”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Zenel Leku, gjyqtarë në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë rreth manifestimit dhe format e dhunës në familje, motivet dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e dhunës në familje dhe procedura në rastet e dhunës në familje duke përfshirë shqyrtimin e kërkesës për urdhër mbrojtje dhe masat mbrojtëse.

Në kuadër të këtij aktiviteti në fokusi qëndron tek mbrojtja e fëmijëve te rastet e lëshimit të urdhër mbrojtjes dhe urdhër mbrojtjes emergjente si dhe ankesa dhe efektet e saj në procedurën e dhunës në familje.

Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.

Përfitues në këtë trajnim ishin 15 zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtje të Viktimave nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :