Dorëzimi i shkresave në Procedurën Përmbarimore
Më 16 shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, ka organizuar trajnimin me temë: “Dorëzimi i shkresave në Procedurën Përmbarimore”.
Ky trajnim ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes AD-së dhe organizatës GIZ, me qëllim të ndihmës dhe ofrimit të trajnimeve edhe për përfituesit tjerë në këtë rast përmbaruesit privat.
Trajnimi u fokusua më shumë në problemet praktike që hasin përmbaruesit në teren, sidomos me dorëzimin e shkresave nga postat me të cilat ata bashkëpunojnë.
Gjithashtu u diskutuan edhe format e dorëzimit të shkresave, ndërrimi i adresës, fletë dërgesa, dorëzimi subjektiv të regjistruar përmes afishimit etj.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit së bashku me trajnuesin z. Isa Shala diskutuan edhe unifikimin e disa praktikave të punës së tyre, në veçanti kur avokatët harrojnë të parashtrojnë kërkesat e tyre për kompensim të shpenzimeve gjatë prapësimit apo edhe kur bizneset individuale ndërrojnë fushëveprimtarinë nga BI në SHPK.
Përfitues të trajnimit ishin Përmbaruesit Privat të Republikës së Kosovës.
Postuar më: 16-02-2022