blog-post

Postuar më: 06-04-2022

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë priti në takim Prof.Dr.Ismet Salihun

Më 06 prill 2022, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, pati kënaqësinë që të pres në një takim të përzemërt profesorin e nderuar Prof. Dr. Ismet Salihu.

Në këtë takim, Prof. Dr. Ismet Salihu, ia dhuroj Drejtorit Ekzekutiv të AD-së një ekzemplarë të veprës së tij të sapo botuar me dimension enciklopedik “Leksikon i së Drejtës Penale”, duke theksuar se është i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili iu dedikohet studentëve të fakulteteve juridike, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe juristëve të tjerë të cilëve në punën e tyre profesionale u nevojiten informacione nga fusha e së drejtës penale.

Me këtë rast, z. Fejzullahu falënderoi profesorin e nderuar për dhurimin e këtij Leksikoni, por edhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shumë vjeçar në shkencat juridike dhe në përgjithësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke vlerësuar Leksikonin si një resurs të vlefshëm për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë gjyqësor që punojnë në institucionet e zbatimit të ligjit

Shpërndaje :