E drejta e detyrimeve
Më 18 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ E drejta detyrimeve ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Fejzullah Rexhepi Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me kushtet e lidhjes së kontratës anulimi i tyre, mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave, dëmi, kompensimi i tij si dhe kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 18-05-2023