E drejta e punës
Më 08 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë E drejta e punës.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe z. Arsim Hamzaj Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për Kontratat, anulimin e tyre, mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave si dhe Kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 08-06-2023