blog-post

Postuar më: 02-05-2023

E drejta në gëzimin paqësor të pronës-Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 1 i Protokolit nr1. I KEDNJ

Më 02 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “E drejta në gëzimin paqësor të pronës-Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 1 i Protokolit nr1. I KEDNJ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e standardeve të GJEDNJ në praktikën e gjykatave të rregullta në Republikën e Kosovës dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë; gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit , Gjykata Komerciale, Gjykatat Themelore si dhe prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shpërndaje :