E drejta në pronë - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Më 31 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “E drejta në pronë - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Trajnues të angazhuar për këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale dhe Dr. Donikë Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) mbi këtë nen, duke u thelluar në konceptet kryesore të dala nga kjo praktikë.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj)
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Dhoma e Posaçme, Gjykata e Apelit si dhe nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 31-05-2022