blog-post

Postuar më: 24-04-2023

Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e dhjetë)

Me 24 prill 2023, zyrtarisht filloji Trajnimi Fillestar për gjeneratën e dhjetë të gjyqtarëve të sapo emëruar. Trajnimin fillestar në këtë gjeneratë (2023/2024) do ta ndjekin 29 gjyqtarë të sapo emëruar të emëruar në 6 gjykata themelore të Republikës së Kosovës.

Në fjalën hyrëse z. Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, fillimisht i uroi gjyqtarët për emërimin e tyre dhe rrugëtimin në detyrën e re, për të vazhduar tutje me njoftimin e rolit dhe rëndësisë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale dhe avancimin e njohurive. Gjyqtarët e sapo emëruar u njoftuan rreth strukturës se trajnimit dhe metodologjisë së realizimit të trajnimit. z. Fejzullahu me theks të veçantë siguroj gjyqtarët për mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit njëvjeçarë me qëllim që trajnimi fillestar të shërbej në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e shkathtësive.

Duke e falënderuar për prezencën e tij Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj në këtë takim i uroi gjyqtarët për pozitën e re duke ju dëshiruar punë të suksesshme por gjithashtu duke përmendur sfidat që do i presin. Po ashtu z. Zogaj shprehu mbështetjen dhe bashkëpunimin në mes të KGJK-së dhe Akademisë si dhe i inkurajoi gjyqtarët e sapo emëruar për një përkushtim dhe angazhim maksimal me qëllim të përgatitjes së tyre adekuate që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionin e gjyqtarit.

Gjyqtarëve të sapo emëruara me një fjalë rasti ju drejtua edhe znj. Albina Shabani, Kryetare e gjykatës Themelore në Prishtinë dhe z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit duke ju uruar detyrën e re dhe dëshiruar suksese në punë.

Së fundmi gjyqtarëve të sapo emëruar, iu drejtua edhe Udhëheqësja e Programit të Trajnimeve Fillestare znj. Valmira Pefqeli me informata të detajuara i njoftoi rreth programit trajnues, për mënyrën e realizimit të trajnimit teorik dhe praktik Po ashtu theksoji edhe rendësin e vlerësimit gjatë trajnimit gjë që ka shumë rëndësi në performancën e gjyqtarëve.

Gjyqtarët e sapoemëruar, janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Kalendari trajnues për muajin prill dhe maj 2023.

Shpërndaje :