27-02-2017

Instituti Gjyqësor i Kosovës transformohet në Akademi të Drejtësisë

Më 24 shkurt 2017, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë. Me këtë ligj Instituti Gjyqësor i Kosovës transformohet në Akademi të Drejtësisë.

Akademia e Drejtësisë është institucion publik i pavarur, dhe funksion kryesor ka trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit të Republikës së Kosovës, trajnimin e personelit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe çështje të tjera në pajtim me ligjin.

Akademia e Drejtësisë si trashëgimtare e Institutit Gjyqësor të Kosovës, do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve siç është përcaktuar me programin e punës dhe programin e trajnimeve dhe do të zbatohen të gjitha aktet normative deri në nxjerrjen e akteve siç është përcaktuar me ligj.  

Për të gjitha ndryshimet tjera të gjithë të interesuarit do të njoftohen me kohë nëpërmjet web faqes apo edhe formave tjera të komunikimit. 

Share This Artcle :