Integriteti dhe sjelljet etike
Sot më 21 prill 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për stafin administrativ të Gjykatave dhe Prokurorive është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Integriteti dhe sjelljet etike”.
Fillimisht trajnimi startoi me parimet dhe normat themelore të etikës si dhe sjelljet brenda dhe jashtë zyrës, që përfshijnë parimin e ligjshmërisë, parimin e sinqeritetit dhe ndershmërisë, parimi i respektimit etj.
Më pastaj trajnimi do vazhdojë me pjesën e dytë me ndërgjegjësimin social dhe përgjegjësia e stafit në punë, ngacmimet e natyrave të ndryshme brenda objektit të punës, shmangia nga konflikti i interesit, veprimtaria politike dhe ndërveprimi i saj në punën ditore etj.
Trajnues në këtë trajnim ishte Trajnuesi i përhershëm brenda Akademisë së Drejtësisë z. Ramadan Gashi
Përfitues të trajnimit janë stafi administrativ i Gjykatave dhe Prokurorive nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 21-04-2022