blog-post

Postuar më: 11-12-2023

Krimet mjedisore, korniza ligjore vendore dhe e BE-së

Më 11 dhe 12 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë dhe në mbështetje të Akademisë Era në Trier, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta për gjyqtarët e dy vendeve janë duke realizuar në Tiranë trajnimin me temë: “Krimet mjedisore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive sa i përket kornizës ligjore të BE-së dhe asaj kombëtare në rastet e veprave penale kundër mjedisit si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në trajtimin dhe zgjidhjes meritore të këtyre rasteve.

Trajnimi në fillim do të përqëndrohet në kornizën ligjore të BE-së, përkatësisht në direktivën e BE-së për krimin mjedisor, politikat e saj dhe rolin e institucioneve të ndryshme në këtë fushë të ligjit si dhe organet e BE-së dhe praktika e GJED-së. Të gjitha këto çështje do të elaborohen nga ekspertët e angazhuar nga Akademia ERA si Michael Faure, Profesor i së Drejtës Krahasuese dhe Ndërkombëtare të Mjedisit, Universiteti i Mastrihtit, Grazia Maria Vagliasindi, Profesor i Asociuar i Juridikut, Universiteti i Katanias si dhe Remus Jurj, Profesor i Asociuar, Univerisiteti i Detar i Konstancës, njëherësh ish Prokuror, anëtarë i Rrjetit Evropian të Prokurorëve për Mjedisin.

Në vazhdim të këtij trajnimi do të diskutohet edhe për jurisprudencën e Shqipërisë sa i përket hetimit dhe gjykimit të rasteve të krimeve mjedisore e cila do të elaborohet në mënyrë të hollësishme nga znj. Elvana Çiçolli, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë e pastaj edhe nga perspektiva Kosovare nga z. Afrm Shala, gjyqtar i Gjykats Supreme të Kosovës. U.D i Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës z. Besim Kelmendi.

Këtë trajnim janë duke e vijuar 15 gjyqtarë nga Kosova nga të gjitha instancat dhe regjionet e Kosovës si dhe 11 gjyqtarë nga Shqipëria.

Shpërndaje :