Kuptimi i industrisë bankare, sigurimeve dhe institucioneve financiare
Më 15 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Kuptimi i industrisë bankare, sigurimeve dhe institucioneve financiare”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Agron Krasniqi, Avokat.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me industrinë financiare në përgjithësi me theks të veçantë në sektorin bankar dhe të sigurimeve.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe bashkëpunëtorë profesional.
Postuar më: 15-06-2023