Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave
Më 21-22 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian JUFREX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Tryezën me temë “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave”.
Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: Znj, Habibe Salihu, pokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Znj. Flutura Kusari, eksperte e Këshillit të Evropës, Znj. Saranda Ramaj, gazetare në Koha Group, Z. Agron Haziri, koordinator për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, Policia e Kosovës dhe Z. Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
Qëllimi i kësaj Tryeze është që të rrisë kapacitetin e profesionistëve ligjor për të zbatuar standardet Ndërkombëtare dhe Evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.
Gjatë këtyre dy ditëve në këtë tryezë po trajtohen; Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit (korniza ligjore vendore dhe rastet gjyqësore), paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), roli i këshillit i mediave të shkruara të Kosovës dhe komisionit të pavarur për media në mbrojtjen e reputacionit.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të kësaj Tryezës janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor, bashlëpuntorë profeisonal, zyrtarë policor dhe avokatë.
Postuar më: 21-06-2022