Marrja e deklaratës së fëmijëve- viktimë nga eksperti - Sesioni I
Më 02-03 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Marrja e deklaratës së fëmijëve- viktimë nga eksperti - Sesioni I”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me intervistimin forenzik të fëmijëve që mund të zbatohet në të gjitha format e dhunës, abuzimit ose shpërfilljes me të cilat kanoset ose cenohet integriteti fizik dhe psikik i fëmijës e të cilat paraqesin shkelje të njërës ndër të drejtave themelore të njeriut të mbrojtura me konventë.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të DP-së dhe DKR-së.
Postuar më: 02-02-2022