Marrja e deklaratës së fëmijëve viktimë nga eksperti - Sesioni II
Më 25-26 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Marrja e deklaratës së fëmijëve viktimë nga eksperti - Sesioni II”.
Trajnues të angazhuar për këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me intervistimin forenzik të fëmijëve që mund të zbatohet në të gjitha format e dhunës, abuzimit ose shpërfilljes me të cilat kanoset ose cenohet integriteti fizik dhe psikik i fëmijës e të cilat paraqesin shkelje të njërës ndër të drejtave themelore të njeriut të mbrojtura me konventë.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore .
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
Postuar më: 25-05-2022