blog-post

Postuar më: 21-11-2023

Marrja në pyetje e viktimës së mitur

Më 21 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Marrja në pyetje e viktimës së mitur”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Intervistimin e viktimës së mitur në prokurori me ndryshimet në Kodin e Ri të KPP-së.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe prokuror nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :