Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje
Më 14-15 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare. Në këtë trajnim ndër të tjera do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF).
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, Gjykatave Themelore si dhe bashkëpuntorë profesional.
Postuar më: 14-03-2023