Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i dytë: Vepra penale dhe përgjegjësia penale
Më 22 maj 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme. Në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: nocioni i objektit të veprës penale, elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, actiones liberae in causa, actio libera causa dhe përgjegjësia penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 22-05-2023