blog-post

Postuar më: 07-06-2023

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në fushën e Trafikimit me Qenie Njerëzore

Më 07 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës - Projekti Forcimi i veprimeve anti-trafikim, janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në fushën e Trafikimit me Qenie Njerëzore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Riza Murati, ekspert nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në fushën e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorë nga niveli Themelor, mbrojtës të viktimave si dhe zyrtar policor.

Shpërndaje :