blog-post

Postuar më: 30-01-2023

Nën moduli: Administrimi i procedurës penale, sesioni i dytë: Marrja dhe komunikimi i vendimeve- Kapitulli XXVI

Më 30 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Administrimi i procedurës penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: llojet dhe marrja e vendimeve - neni 469, procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues - neni 470, radha e shqyrtimit të çështjeve për të cilat votohet - neni 471, seanca e mbyllur për këshillim dhe votim – neni 472 dhe komunikimi i vendimeve - neni 473.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :