blog-post

Postuar më: 20-07-2023

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i dytë: Shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC

Më 20 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkrimi dhe arsyetimi ligjor përmes metodës IRAC, Pyetje të Strukturuara, procesi analitik, rëndësia dhe nevoja për procesin analitik dhe analiza e Shkruar Ligjore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :