Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i tretë: Interpretimi dhe arsyetimi ligjor
Më 23 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: interpretimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, llojet e interpretimit, metodat e interpretimit, analogjia, arsyetimi ligjor dhe arsyetimi ligjor me analogji dhe deduktiv.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 23-01-2023