Nën moduli – Bashkëpunimi juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtarë, sesioni i dytë: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje penale
Më 27 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine penale” me trajnues z. Armend Hamiti, Prokuror i Shtetit në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar nën temat: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe pse nevojitet, procedura e ekstradimit- vështrim dhe aspekte krahasuese, urdhër arresti evropian, procedura gjyqësore për ekstradim në Kosovë dhe ndihma e ndërsjellë ligjore në çështjet penale.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë rasteve praktike duke shtjelluar kështu një rast specifik (shembull) se si merren masat në raste specifike të ekstradimit.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteteve tjera një komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 27-07-2023