Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i dytë: Marrja në pyetje dhe e deklaratave të dëshmitarëve para ngritjes së aktakuzës
Më 21 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrja dhe ruajtja e të dhënave apo provave nga dëshmitarët, thirja e dëshmitarëve, mosparaqitja e dëshmitarit, paralajmërimet për dëshmitarit dhe dëshmitarëve bashkëpunues, dëshmitari nuk është i detyruara për të fajësuar veten apo të afërmin, marrja në pyetje, marrja e deklaratës në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë, kushtet e përgjithshme për marrjen në pyetje në procedurë paraprake, marrjen e deklaratës në procedurë paraprake ose mundësinë hetuese të veçantë, marrja në pyetje në procedurë paraprake dhe marrja e deklaratës në procedurë paraprake.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 21-11-2023