blog-post

Postuar më: 05-12-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i gjashtë: Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit

Më 05 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Sgala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit, leximi i deklaratave të tjera të dhëna me pare, dëshmitarët nën mbrojtjen e veçantë, provat e marra jashtë gjykatës dhe leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :