Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i katërt: I dëmtuari
Më 29 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Në kuadër të sesionit të dytë po trajtohen këto tema: kuptimi i të dëmtuarit, qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës, kërkesat pasurore juridike, personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, tërheqja dhe heqja dorë nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike, shqyrtimi i propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike dhe masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër personave të tretë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 29-11-2023