Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i parë: Kuptimi dhe llojet e dëshmitarëve
Më 20 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e dëshmitarëve, dëshmitarët e rëndomtë, dëshmitarët e privilegjuar, dëshmitarët që nuk mund të merren në pyetje, dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar dhe dëshmitarët në nevoja të veçanta.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 20-11-2023