Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i pestë: Marrja në pyetje e dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor
Më 17 Janar 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të sesionit të dytë po trajtohen këto tema: marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve jashtë gjykimit, mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor, marrja në pyetje e dëshmitarit apo ekspertit pa praninë e dëshmitarëve të tjerë, dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor dhe arrja e drejtpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 17-01-2023