blog-post

Postuar më: 04-12-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i pestë: Marrja në pyetje e dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor

Më 04 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve jashtë gjykimit, mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor, marrja në pyetje e dëshmitarit apo ekspertit pa praninë e dëshmitarëve të tjerë, dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor dhe arrja e drejtpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :