blog-post

Postuar më: 10-01-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i tretë: Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues

Më 10 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet, urdhri për masa mbrojtëse, urdhri për anonimitet nga publiku, urdhri për anonimitet prej të pandehurit, forma e urdhrit për anonimitet, ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin dhe dëshmitarët bashkëpunues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :