Nën moduli: Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sesioni i tretë- Organizimi i sistemit gjyqësor në republikën e Kosovës
Më 02 maj 2023, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Organizimi i sistemit gjyqësor sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, organizimi i sistemit gjyqësor sipas ligjit për gjykatat, kualifikimet të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve dhe vlerësimi i performancës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 02-05-2023