blog-post

Postuar më: 05-07-2023

Nën moduli: E drejta civile, sesioni i parë- Themelimi i marrëdhënies së punës (Ligji i Punës dhe Ligji për Zyrtarët Publik)

Nën moduli: E drejta civile, sesioni i parë- Themelimi i marrëdhënies së punës (Ligji i Punës dhe Ligji për Zyrtarët Publik)

Më 05 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës, kontrata e punës, sistemimi i të punësuarit në vendin e punës, orari punës, pushimet dhe mungesat nga puna, procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës, kushtet e punës të nëpunësve civil dhe kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësve civilë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Shpërndaje :