Nën moduli: E drejta e BE-së sesioni i katërt: Qytetëria e Bashkimit Evropian
Më 18 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kush është qytetari i Bashkimit Evropian, çka përfshin qytetaria e Bashkimit Evropian dhe argumentet në favor të qytetarisë së BE-së dhe dispozitat ligjore
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 18-05-2023