blog-post

Postuar më: 27-06-2023

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni i katërt: Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së pronësisë

Më 27 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rëndësia e mbrojtjes drejtës së pronësisë, Protokoli 1 Konventës Evropiane për mbrojyjen e lirive themelore dhe drejtave njeriut, llojet e padive, padia rei vindikimit (action reivindicatio) dhe padia negatore – Actio negatoria

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :