Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i parë: Themelimi i marrëdhënies së punës (Ligji i Punës dhe Ligji për Zyrtarët Publik)
Më 12 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e I, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës (LP), kontrata e Punës (LP), sistemimi i të punësuarit në vendin e punës (LP), pushimet dhe mungesat nga puna (LP), procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe kushtet e punës të nëpunësve civil (LZP).
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 12-01-2023