blog-post

Postuar më: 18-01-2023

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i pestë: Kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë

Më 18 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia e shkaktuesit të dëmit, shkaqet e shkaktimit të dëmit dhe llojet e përgjegjësisë, kompensimi i demit material dhe jo material, parashkrimi i kërkesave për kompensimin e dëmit, kompensimi i shpenzimeve të mjekimit dhe rehabilitimit dhe kompensimi i dëmit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :