Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i parë: Shoqëritë tregtare
Më 21 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: komentenca gjyqësore në lëndët e natyrës ekonomike, shoqëritë tregtare, qëllimi dhe fushëveprimi i Ligjit për shoqëritë tregtare, veprimtaria e cila ushtrohet përmes shoqërive tregtare të regjistruara, llojet e shoqërive tregtare në Kosovë, veprimtaritë dhe qëllimet e lejuara për themelimin e shoqërisë tregtare dhe keqpërdorimet ekonomike.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 23-06-2023