blog-post

Postuar më: 30-06-2023

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i shtatë: Pronësia intelektuale

Më 30 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, klasifikimi i të drejtave të autorit, kontratat e veçanta të së drejtës autoriale, kohëzgjatja e të drejtave të autorit, Markat Tregtare dhe mbrojtja juridike e markave tregtare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :