blog-post

Postuar më: 14-07-2023

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i tretë: Pjesa e domosdoshme, cenimi i pjesës së domosdoshme, padenjësia dhe përjashtimi nga trashëgimia

Më 14 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: trashëgimtarët e domosdoshëm, llogaritja e pjesës së domosdoshme, inventarizimi i pasurisë trashëgimore, llogaritja e dhurimeve dhe legëve në pjesën trashëgimore, padenjësia, vlerësimi i padenjësisë dhe përjashtimi nga trashëgimia e trashëgimtarit të domosdoshëm.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :