Nën moduli: Ekspertiza dhe analiza, sesioni i dytë: Eksperti dhe pozita procedurale e tij në procedurë penale
Më 13 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i nocionit ekspert, dallimi mes ekspertit, dëshmitarit dhe personit profesional, aftësia e personit për të qenë ekspert në procedurën penale, shkaqet e përjashtimit të ekspertit në procedurë penale dhe obligimet, të drejtat dhe përgjegjësia e ekspertit në procedurë penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 13-11-2023