blog-post

Postuar më: 14-11-2023

Nën moduli: Ekspertiza dhe analiza, sesioni i tretë: Ekspertiza (Deklarata e ekspertit) si provë në procedurë penale

Më 14 nëntor 2023 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kuptimi dhe rëndësia e ekspertit ( deklarata e ekspertit) si provë në procedurën penale, mënyra e paraqitjes së ekspertizës (deklaratës së eksperit) në procedurë penale, elementet esenciale të ekspertizës (deklaratës së ekspertit), ekspertimet e gabuara, ato të rrejshme dhe pasojat e përdorimit të tyre në procedurë penale dhe çmuarja e vlerës provuese të ekspertizës (deklaratës së ekspertit).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :