blog-post

Postuar më: 26-04-2023

Nën moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i dytë- Parimet e Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarë

Më 26 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar parimet bazë të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, Komimteti Këshilldhënës për Etikën Gjyqësore, Parimet e punës së Komitetit Këshilledhënës për Etike Gjyqësore, Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, Kryetari i Komitetit dhe kompetencat dhe Kërkesat për dhënien e opinioneve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :