Nën moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i shtatë: Masat disiplinore
Më 26 shtator 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore” Në mbështetje të trajnuesit z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial në Kosovë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: masat disiplinore, marrëveshja vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore, ankesa ndaj vendimeve disiplinor dhe publikimi i vendimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës 2023/2024.
Postuar më: 26-09-2023