blog-post

Postuar më: 05-09-2023

Nën moduli: Etika profesionale sesioni i parë – Kodi i Etikës profesionale për Prokurorë

Më 05 shator 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Etika profesionale” me trajnues z. Jetish Maloku Kryesues i Këshillit Prokurorial.

Në kuadër të këtij sesioni të parë trajtohen këto tema: Parimet themelore të Kombeve të bashkuara për Pavarësinë e pushtetit Gjyqësore, të aprovuara nga asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara, udhëzimet për rolin e prokurorëve të adaptuara nga Kongresi i tetë i kombeve të bashkuara për parandalimin e krimit dhe trajtimin e të pandehurve dhe deklarata universale për të drejtat e njeriut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuroret e sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :