blog-post

Postuar më: 07-11-2023

Nën moduli: I pandehuri në procedurën penale, sesioni i parë: I pandehuri si subjekt i procedurës penale

Më 07 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “I pandehuri në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: I pandehuri në procedurën penale, deklarimi i të pandehurve si provë të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit gjatë procedurës penale dhe marrja në pyetje e të pandehurit gjatë procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :