blog-post

Postuar më: 04-01-2023

Nën moduli: I pandehuri në procedurën penale, sesioni i parë: I pandehuri si subjekt i procedurës penale dhe deklarimi i të pandehurit si provë, të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë procedurës penale

Më 04 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ I pandehuri në procedurën penale ”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: I pandehuri në procedurën penale, deklarimi i të pandehurve si provë të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit gjatë procedurës penale dhe marrja në pyetje e të pandehurit gjatë procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :