Nën moduli: KEDNJ, sesioni i gjashtë: Neni 6.1 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Më 25 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Neni 6.1 e drejta për një proces të rregullt, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, dhe Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 25-07-2023