Nën moduli: KEDNJ, sesioni i parë: Roli dhe rëndësia e Këshillit të Evropës
Më 27 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (1950) dhe Protokollet shtesë, permbajtja e Konventes, Protokollet shtesë të konventës dhe Konventa Evropianë për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) ndikimi i saj në sistemin juridik të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 27-06-2023